-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: 1 mijë vëzhgues për mbrojtjen e votave

Kryesoret

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, gjatë një interviste në emisionin “LOG.” theksoi se procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të monitorohet me vëmendje të veçantë për të parandaluar çdo mundësi të vjedhjes së votave. Shehaj siguroi qytetarët se Partia “Mundësia” ka ndërmarrë masa të forta për të mbrojtur votën e tyre.

Ai njoftoi se mbi 1 mijë vëzhgues do të jenë të pranishëm në çdo tavolinë votimi në të gjithë vendin për të siguruar transparencën e procesit dhe për të monitoruar çdo hap të tij. Shehaj shtoi se votat e partisë së tij do të jenë të mbrojtura dhe nuk do të preken nga manipulimet e mundshme.

“Pushteti do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, por votat e ‘Mundësisë’ nuk do të preken. Ne kemi mbi 1 mijë vëzhgues në çdo tavolinë dhe do të filmojmë pjesën më të madhe të kutive të votimit. Vjedhja e votës është inekzistente. Është e sigurt që do të monitorojmë procesin e numërimit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit