-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Mundësia do të hyjë në parlament

Kryesoret

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, ka deklaruar me siguri se partia që ai drejton do të jetë e para forcë politike e re që do të hyjë në Parlament pas 12 Majit, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga partitë e mëdha dhe sfidave të tjera politike. Gjatë një takimi, Shehaj theksoi se, edhe pse janë përballur me sulme dhe kritika nga forcat politike të vendit, Partia Mundësia do të përfaqësojë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë dhe do të ketë një grup parlamentar që do të kontribuoni për ndryshimin që kërkohet në politikën shqiptare.

Agron Shehaj tha:
“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një parti e re politike do hyjë në Parlament jo vetëm pa ndihmën e partive të mëdha, por duke i patur të gjitha partitë e tjera kundër. Pavarësisht sulmeve, sot jemi këtu dhe nesër do kemi një grup parlamentar që do përfaqësojnë qytetarët e ndershëm të këtij vendi.”

Ai shtoi se Mundësia është e vetmja forcë politike që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe theksoi se vota për këtë parti është e vetmja me vlerë të vërtetë. Shehaj theksoi se qëllimi i tij dhe i partisë është që të vazhdojnë përpara dhe të japin një shembull të ndryshem politik në Shqipëri.

Për Shehajn, kjo forcë u krijua për t’u përgjigjur zhgënjimit të thellë që ka populli ndaj politikës pas 34 vitesh, dhe ajo ka filluar të shqetësojë partitë e tjera, pasi sondazhet kanë treguar një mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit