-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump uron Papa Leon XIV: Moment historik për Amerikën

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka shprehur urimet e tij për kardinalin amerikan Robert Francis Prevost, i cili u zgjodh Papë i ri i Kishës Katolike dhe do të mbajë emrin Papa Leon XIV. Trump e vlerësoi këtë ngjarje si një moment historik, duke theksuar rëndësinë e këtij emërimi për Amerikën dhe për të gjithë botën katolike.

Trump tha: “Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Ky është një moment i madh për Amerikën, pasi ai është i pari amerikan që zgjidhet Papë.”

Ai gjithashtu shtoi se mezi po priste takimin me Papa Leon XIV dhe e cilësoi këtë moment si shumë domethënës, duke theksuar rëndësinë që ka për SHBA-në dhe për Kishën Katolike.

“Mezi pres të takoj Papa Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit