Policia liron kandidatin për deputet të “Nismës Shqipëria Bëhet” Ergys Isufi, i arrestuar një ditë më parë pasi u kap me kokainë në Sarandë.
Pas ngjarjes, Adriatik Lapaj, drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” njoftoi largimin e Isufit nga koalicioni.
Lapaj tha se kandidati i arrestuar nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.