-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijon pa rezultat kërkimi për 29-vjeçarin e zhdukur në Klos

Kryesoret

Kanë kaluar gjashtë ditë nga zhdukja e 29-vjeçarit Ardit Beshiri në zonën e Klosit, pas një rrëshqitjeje masive dheu pranë fabrikës së përpunimit të kromit në “Qafën e Burrelit”. I riu ishte duke punuar me një ekskavator kur u përfshi nga masivi i dheut, por pavarësisht përpjekjeve intensive, trupi i tij ende nuk është gjetur.

Në operacion janë angazhuar mbi 500 persona mes tyre forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, ekipet e Autoritetit për Sigurinë në Miniera dhe vullnetarë nga zona. Terreni i thyer dhe shtrirja e rrëshqitjes në rreth 6 kilometra po e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen.

Në ndihmë kanë ardhur edhe 12 efektivë të specializuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës me dy qen kërkimi. Deri më tani, janë gjetur vetëm pjesë të ekskavatorit dhe disa prej veshjeve të të riut.

Autoritetet shqiptare kanë theksuar se kërkimet do të vazhdojnë pa ndërprerje derisa trupi të gjendet, ndërsa operacioni po drejtohet në bashkëpunim të ngushtë mes strukturave shtetërore dhe lokale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit