Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se kanë përgatitur një kërkesë për vlerësim dhe do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimeve të marra në Kuvend.
Haradinaj tha se sot do të kenë konsultohet me PDK dhe LDK-në, në mënyrë që 10 deputetë t’i drejtohen Kushtetueses.
“Të gjitha vendimet, si për mënyrën e votimit, ndërprerjen e seancave, situata e mosnxjerrjes në votim të kandidates, për të gjitha këto do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë…”, tha ai.