-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër finalja e vogël e kampionatit

Kryesoret

Të Shtunën do të luhet finalja e vogël për vendin e tretë në kampionatin shqiptar. Pasi u eliminuan në gjysmëfinale, Partizani dhe Dinamo do të përballen mes tyre, në një sfidë që pritet të ketë ndryshime. Trajneri i të kuqve, Skënder Gega deklaroi se do të ketë ndryshime në formacion dhe do i japë mundësi të rinjve.

“Është ndeshja e fundit, gjendja e ekipit në përgjithësi është e mirë. Nesër luajmë ndaj Dinamos. Nuk besoj se pikësynimi është rezultati, apo do na ndihmonte në klasifikim. Tashmë çdo gjë është e njohur. Do na shërbejë të ftojmë edhe lojtarë nga ekipet e moshave dhe Partizani B. Kjo do jetë nesër edhe qasja jonë me shumë lojtarë të rinj dhe me një pjesë të madhe që nuk kanë marrë minutazhin. E kemi për detyrë t’i japim shans tjetër për të luajtur dhe bërë më të mirën.

Çdo gjë që e bëjmë e bëjmë për të ardhmen. E tashmja mbaroi javën e kaluar, kështu që me qetësi do shikojmë çdo gjë me emra, por edhe me pozicione. Nesër do kenë hapësirën e tyre, presioni nuk është te rezultati të shijojnë ndeshjen dhe të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Edhe ne të kemi një ide të qartë për secilin , qoftë edhe lojtarët e rinj për herë të parë duhet ti promovojmë. T’i japim mundësinë të shohim edhe sa mund të na ndihmojnë edhe pjesa tjetër që s’ka pasur minutazhin e duhur e kanë shansin e tyre”, deklaroi Gega. Ndeshja mes Partizanit dhe Dinamos, do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit