Kandidati i PD-së në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar me emra socialistët që sipas tij po tentojnë të blejnë vota në Dibër.
Deklaratë urgjente
Terrorizëm elektoral në Dibër
Informacionet që më vijnë nga terreni janë alaramante. Vetëm dy ditë para 11 majit, terroristët elektoralë kanë nisur blerjen e votës, e kërcënimet ndaj votuesve.
Ata janë:
Bekim Krashi,
Arben Keshi,
Jeton Dani,
Gerald Kosiqi,
Esat Gjura,
Danjel Gjura
dhe të gjithë soji dhe sorrollopi i rilindjes me në krye Drejtuesin e Partisë Socialiste në Dibër Blendi Klosi.
I bëj thirrje SPAK, të ndërhyjë e të mbajë nën mbikqyrje persinat e mësipërm, të cilët janë duke terroirzuar dibranët.
Policia e Shtetit, është kthyer në Policinë e Pushtetit. Nuk ndërhyjnë, nuk veprojnë në respektim të ligjit dhe lejojnë terroristët elektoralë të kërcënojnë, intimidojnë votuesit.
Paralajmërim çdo terroristi elektoral. Të mos guxojnë të kërcënojnë banorët e Dibrës. Edhe nëse ata nuk shqetësohen nga Policia e Pushtetit, ne jemi aty, për të mbrojtur votën e çdo qytetari.