Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se nuk dëshiron të flasë për Metën, madje e quajti “një person në hall”, duke u referuar faktit që ai është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe ndodhet në paraburgim. Më tej, Rama shtoi se nuk mund të bëjë “boks me një njeri që i ka duart e lidhura”.
Tregoi pse refuzoi debatin me Berishen. “Nuk ka asnjë shans që një katran me bojë që nuk ka lënë të gjallë e të vdekur të shtëpisë time pa e marrë zvarrë, të ketë fatin që unë t’i jap 1 minutë nga prania ime. Është tërheqje zvarrë e të vdekurve dhe të gjallëve të familjes time në mexhelis duke i pështyrë për hesapet e tij të ndyra politike”.