Ish-missi Sara Gjordeni pak kohë më parë ka sjellë në jetë një vajzë nga lidhja e saj me këngëtarin Bardhi Idrizi. Sara në postimin e saj të fundit shkruan disa fjalë të ndjera për vajzën e cila mbush 5-muajsh.
POSTIMI
E dua ate pak te verdhe te diellit qe syte e tu blu kane mes tyre! Sdi sesi bora ka zbritur ne lekuren tende te bardhe por disi, munda gjate krijimit tend qe ftohtesine e botes te ta shtroja mbi lekure.
Jam e bindur se, diku lart ne hyjni, engjejt mblodhen kenget e tyre me te bukura per te krijuar zerin tend, e ata mendjelehte su ndalen aty, te hodhen ar mbi floke sikur te mos ekzistonte vend tjeter! Mami nuk di te hedhe ngjyra ne kanavace, por lehtesisht isha krenuar pa modesti sesi pikturat me te famshme ne bote, i kisha hedhur diku ne nje cep te harroheshin perjete perpara portretit tend.
Pse ngec kur shkruaj per ty? A s’jam une ajo vajza arrogante ne krenarine time per oratorine? Ku me shkojne fjalet perpara teje? Si mund te me munde nje kundershtare kaq engjellore qe ende sdi te leshoje nje tingull te plote? Valle kaq e fuqishme je?! Per kete ndjesi me ka folur nena ime 27 vite?
Nese kjo eshte vetem maja e ajsbergut te rruges sone, shpresoj te di te notoj me thelle se Mariana Trench nje dite, te shoh aq thelle brenda teje sa edhe nese une s’jam shoqja jote me e ngushte, ti te jesh e imja! Me shpresen qe diku, dikur, nje dite, do i lexosh keto postime ; Mami! 🤍