-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e 11 majit/ Zv.Presidenti i PPE: Jorida Tabaku forcë nxitëse për integrimin evropian të Shipërisë

Kryesoret

Zv.Presidenti i Partisë Popullore Evropiane dhe kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj në këto zgjedhje.

McAllister ka deklaruar se zgjedhjet të dielën në Shqipëri janë të rëndësishme për njerëzit dhe për të ardhmen e përbashkët europiane. Ai ka vlerësuar kontributin e deputetes Jorida Tabaku dhe e ka cilësuar si një partnere të palëkundur në raportet me EPP dhe Parlamentin Europian.

“Gjatë viteve, Jorida Tabaku ka qenë një kontakt kyç për ne në Parlamentin Evropian dhe veçanërisht në EPP. Me punën dhe përkushtimin e saj, ajo ka ndërtuar ura dhe ka luajtur një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe EPP”, ka shprehur ai.

McAllister ka bërë edhe një thirrje për mbështetje ndaj Jorida Tabakut në 11 maj:

“Jorida ka qenë gjithmonë një forcë e vërtetë nxitëse për integrimin evropian të Shqipërisë. Ju lutem sigurohuni që të dielën ajo të mund të vazhdojë punën e saj të madhe.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit