Mbrëmjen e djeshme mbështetës të Partisë Demokratike kanë bllokuar dy makina në Maqellarë, Dibër të cilat dyshoheshin për shitje blerje votash.
Në njërën nga makinat ishte sekretari politik i Partisë Socialiste në Klos dhe dy persona të tjerë. Policia ka ndërhyrë dhe ka kontrolluar dhe në një nga makinat janë gjetur 4 mijë e 500 euro. Këto para të gjetura dyshohen se janë përdorur për blerje votash. Ndërkohë Prokuroria ka sekuestruar telefonat e personave që ndodhehin në makina.