Një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në qendrën e votimit 41/70 në Vithkuq është konstatuar mungesa e shiritit të sigurisë që duhet të vendoset në derën hyrëse të qendrës së votimit.
Edhe pse materialet zgjedhore janë dorëzuar në këtë qendër, policia nuk ka marrë ende në dorëzim ambientet.
Pritet që KZAZ të kryejë verifikimet përkatëse dhe të ndërhyjë sipas rregullores për menaxhimin e situatës.