Ditën e djeshme dështoi për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Drejtuesi i seancës Avni Dehari kërkoi propozimet për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë por kjo gjë nuk u pranua.
Partitë politike nuk e pranuan votimin e fshehtë pasi sipas tyre nuk është kushtetuese të ndërrohet mënyra e votimit. Kështu që Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi se do të vazhdojnë me 11 maj në orën 10:00.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, dje tha se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.
“I kemi siguruar nënshkrimet për të hënën për këtë shkelje kushtetuese kalimi nga votimi i hapur në votim të fshehtë në mes të votimeve konsiderojmë që është shkelje ligjore dhe do t’i adresohemi Kushtetueses.”, tha ajo.