Pas kërkesave të forta nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe liderëve evropianë për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, reagimi i parë nga Moska ka ardhur nëpërmjet zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai theksoi se Rusia është tashmë e përgatitur për të përballuar sanksionet ndërkombëtare dhe se nuk ka asnjë qëllim për të u trembur nga kërcënimet për masa të ashpra ekonomike.
“Ne jemi mësuar tashmë me sanksionet dhe e dimë si të veprojmë për t’i minimizuar ato,” deklaroi Peskov, duke shtuar se përpjekjet për të frikësuar Moskën janë të panevojshme. Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu theksoi se Ukraina nuk është e gatshme të angazhohet në bisedime për një armëpushim, duke theksuar se trupat ruse po vazhdojnë përparimin në territoret e pushtuara.
Reagimi i Moskës vjen pas një ultimatum të ashpër të dhënë nga udhëheqësit evropianë dhe presidenti Trump, të cilët kërkuan një armëpushim të menjëhershëm pa kushte, duke paralajmëruar sanksione masive ndaj Rusisë nëse kjo nuk i përmbahet kërkesës. Liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Ukrainës e bënë të qartë se “topi tani është në fushën e Rusisë” dhe do të vijojnë me presionin për të arritur një ndalesë të menjëhershme të armiqësive.
Kjo kërcënim për sanksione të reja ndjek pas festimeve të Ditës së Fitores në Moskë, ku udhëheqësit e lartë të shumicës së shteteve të mëdha evropiane shprehën shqetësim për praninë e liderëve të tillë si presidenti kinez Xi në ceremoni, duke nxitur tensione të reja diplomatike.
/5pyetjet.al