Pak orë pas shpalljes së armëpushimit mes Indisë dhe Pakistanit shpërthime janë dëgjuar në Srinagar, kryeqytetin e Kashmirit indian, ndërsa qyteti përjetoi ndërprerje të energjisë elektrike.
Kryeministri Omar Abdullah konfirmoi zhvillimet përmes një postimi në platformën X, duke vënë në dyshim respektimin e marrëveshjes.
Raportime për sulme me dron kanë ardhur edhe nga Jammu, ndërsa autoritetet e të dy vendeve ende nuk kanë komentuar zyrtarisht.
Situata në kufi mbetet e tensionuar.
/5pyetjet.al