-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR mbërrijnë në Shqipëri

Kryesoret

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Shqipëria ka pritur sot mbërritjen e vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-ODIHR. Një pjesë e ekipit ka vizituar një nga Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), konkretisht në qytetin e Vlorës, pranë shkollës “Ali Demi”.

Misioni i OSBE-ODIHR do të monitorojë nga afër të gjitha fazat e procesit zgjedhor, përfshirë ditën e votimit, numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve. Ky mision vjen pas ftesës së autoriteteve vendase dhe përbëhet nga një ekip ekspertësh me eksperiencë 12-vjeçare. Vëzhguesit afatgjatë do të jenë 26, ndërsa deri në ditën e zgjedhjeve pritet të shfaqen edhe 300 vëzhgues afatshkurtër.

Misioni i OSBE-ODIHR ka si objektiv kryesor vlerësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, për të siguruar se zgjedhjet do të zhvillohen në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të vendit dhe me standardet demokratike të kërkuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit