-sidi education-spot_img
18.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky ofron sqarime mbi propozimin për armëpushim 30-ditor

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë detaje të reja mbi propozimin për një armëpushim 30-ditor, të cilin e ka diskutuar me liderët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë.

Sipas Zelenskyt armëpushimi do të fillonte më 12 maj dhe do të përfshinte ajrin, detin dhe tokën, duke u zbatuar pa kushte. Ai theksoi se ky armëpushim është i realizueshëm, me koordinim të ngushtë me SHBA-në.

Gjatë periudhës së armëpushimit, Zelensky kërkoi që të fillojnë bisedime mbi bazat e sigurisë, politike dhe humanitare të paqes. Po ashtu, ai njoftoi se nëse Rusia refuzon propozimin, do të vendosen sanksione shtesë, përfshirë ndaj sektorëve energjetik dhe bankar të Rusisë.

Zelensky gjithashtu bëri të ditur se partnerët e BE-së janë duke punuar për një paketë të re sanksionesh, në bashkëpunim me SHBA-në, Britaninë dhe Norvegjinë, dhe se një prioritet i qartë është forcimi i mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas ka kërkuar një përgjigje nga Kremlini për këtë propozim dhe ka shprehur shpresën se Rusia do të pranojë armëpushimin, që do të zgjaste të paktën 30 ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit