-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Kronikë nga ziafetet dhe propozimet historike të Babos

Kryesoret

Gojëdhënat thonë që dikur një “zot shtëpie” ndante punët në mëngjes, kur dikë e çonte për dru, dikë me bagëti, tjetrin në arë e vetë thoshte unë “po thej qafën në një dasmë”.

Kështu edhe Babo virani, ku leh qen e ku del tym nëpër ziafete, ku e ftojnë të tjerët e cave ua terezit vetë.

Pasi mërzi e madhe i ka rrokanisur kokën prej luftës në Ukrainë ku vende si Amerika, Gjermania, Franca nuk po e kapin ushkurin e paqes për ta lidhur, mejtoi t’ia gjente vetë terezinë. Çoi haber si në balada dhe krerët e shteteve erdhën një nga një.

Ajo që ra në sy ishte që në krah mbante Mamicen çehreplotë, e të pikëlluar nga gjëmat e konfliktit. Flokët i kishte bërë rrjetë telash me gjemba, ku çdo jezit mund të binte theror i gjakosur.

Shfaqja e saj në krah të Babos kur fatet e atij qerrata glob merren në dorë, shton shumë pandehmat dhe rënkimet mos është një hap nga promovimi?! Mos e cakton Komisare të OKB per paqen?

Pasi të ftuarit erdhën dhe diskutuan gjerë e gjatë qysh atij zullap Putin t’i tregojnë munxet, Babua doli me propozime konkrete.

E shikoni këtë burrin? tha dhe gishtin drejtoi nga Niko Nikoqiri. Si të hutuar ata tundën kokën.

Mbrojtjen e Ukrainës do e marrë ky në dorë, jo Austin jo më the e të thashë. Niko është strateg, e ka dorën melhem. Kur të vijë ky bëhen def taborët e Rusisë. Në pak javë Donbasi e Krimeja bëhen tonat. Pastaj sjell edhe ndoca rroba të përdorura si i vjen ndoresh.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës u skuq pak dhe uli kokën nga xhelozia, por edhe Nikua me modesti e përcolli. Popullata civile nuk duhet të bjerë në depresion. Një tur muzikor e ben Mamica me Mimi di Puçini me këngë xhaz, se keto e kanë zënë llaftar të qeruar. Për t’u darovitur me shah kam Shalsin. Klosin për ndoj dorë letra.

Zelenski ndërhyri e me takt tha “na duhen orator më shumë diksion e temp, ata që yshtin masën të ketë besim tek lideri”.

Ah, aty për aty Babo hazërxhevap tha kam dy që të marrin gjak në vetull për oratori, Tezen dhe Dilon. Madje kohët e fundit Dilua është diçka më mirë. Fjalimi i tij në Asamble u pa nga të gjithë si manifest për fitoren. Unë synoj që në pak kohë gjithë partia dhe shoqëria të flasin si Dilua, ai është shumë frymëzues. Çudi nuk kuptoja pse prej shumë ditesh Dilua na rrinte rënde dhe nuk i dukeshim më të sëres së tij. E paskësh patur nga statusi i ri prej Demosteni. Po kjo Tezja pyeti Kuleba?! Eh në fakt ajo edhe flet, ka raste që edhe ia merr vençe, por do pak raki ballë kazani e kërmë të pjekur! Pastaj tingujt si melek i ka. Jo jo, tha Zelenski l, më mirë Dilua se kjo paska shpenzime. Dezertorë e trazovaçe keni? pyeti Babua. Po kemi ndoca, tha një ushtarak. Unë kam dermanin për ketë punë, ju jap Klotilden e Ermon. Ato të marrin gjak në vetull. I kurdis e s’ke nevojë ta kthesh koken pas, u kepusin qafen qafirëve.

Diçka nuk po ecte. Babo u tha, nese e keni fjalën për rindërtimin ah, rënkoi, kam patur një deli tigrush, ai ju bënte punë po ç’e do iku me la pendët dhe na cimbis nga Lugano.

Tani për inceneratorë nuk keni nevojë se i djeg zjarri i topave mbeturinat besoj, po kur të kini kemi goxha eksperiencë dhe ju japim. Në burg kam një skuadër ekspertësh dhe në tjetër që gatitet për të hyrë.

Kur të çlirojmë Krimenë u dergoj Tezen dhe Gonxhen ata bëjnë një ligj per zonat e mbrojtura e ca nga ato pyjet i heqim e me Lalen Çet bejmë ca binara të medha.

Po ky që rri pas teje kaq i sertë? pyeti dikush Babon.

Aa këtë mos ma kerkoni, ky është Taoja të cilin e kam edhe vezir për punët e brendshme por edhe kryetar të opozitës properëndimore. Po iku ky Luli më bie në depresion.

Misteri përreth Taos u shtua. Ai për ta përligjur atë zymtohej ende më.

/ Analize satirike

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit