-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 minuta e fundit, Rama futet në selinë e PS-së i buzëqeshur

Kryesoret

15 minuta e fundit para mbylljes së votimeve, kryeministri Edi Rama futet në selinë e PS-së i buzëqeshur. Ndërkohë që zëdhënësja e PS për zgjedhjet, Silda Çepe u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të votojnë. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se vota e qytetarëve do të përcaktojë të ardhmen e vendit, të ecë përpara apo të kthehet sërish pas.

“Të dashur qytetarë, dita e votimit po shkon drejt mbylljes por ka ende mjaftueshëm kohë për të votuar prandaj ngrihuni vetë dhe votoni me një mik, shok e të afërm. Votoni. I bëjmë thirrje çdo të riu dhe të reje që të gjejnë pak kohë dhe të votojnë sepse nga vota  e tyre varet drejtimi që do të marrë Shqipëria.

I bëjmë thirrje çdo gruaje e burri, atyre që po shijojnë pushimin e pasdites dhe atyre që janë në punë të gjejnë pak kohë dhe të votojnë, të bëjnë detyrën e tyre qytetare se me votën e tyre, do të vendosni nëse Shqipëria do të vazhdojë në drejtimin e duhur drejt Evropës apo do të humbasim kohë dhe vite të çmuara.

I bëjmë thirrje çdo prindi, gjyshi e gjysheje të gjejë pak kohë për të votuar për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tuaj. Qindra mijëra shqiptarë e kanë kryer detyrën e tyre qytetare, ata kanë votuar.

Bashkohuni edhe ju me ta. Qendrat e votimit janë ende të hapua. Mos harroni, nëse ju nuk votoni dikush tjetër do të vendosë për ju.”, u shpreh zëdhënësja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit