Shqipëria voton. Qytetarët shqiptarë zgjedhin ditën e sotme parlamentin dhe qeverinë e re për katër vitet e ardhshme. Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Nga Diaspora që votojnë për herë të parë janë regjistruar 245 935 persona. 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë këtë të dielë.
Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 19:00. Në mbarë vendin janë 5225 qendra votimi. Vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, do të votohet dhe numërohet në formë elektronike. Votat e diasporës do të numërohen paralele me numërimin e votave në mbarë Shqipërinë.
Në këto zgjedhje garojnë 11 subjekte politike, 3 janë koalicione dhe 9 janë parti të vetme. Secili subjekt zgjedhor ka në garë 186 emra të shpërndarë sipas qarqeve. 2046 persona janë kandidatë për parlamentin e ardhshëm, për të zënë 140 karrige. Nuk kandidon asnjë i pavarur.
Kandidatët janë në dy grupe: lista e mbyllur, që do të fitojnë të parët mandat sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur, e cila do të dërgojë deputetë në Kuvend nëse partia fiton më shumë karrige se sa emrat që ka në listën e mbyllur. Renditjen e fituesve nga lista e hapur e përcakton vota personale që votuesit mund të japin.
Skenda e zgjedhjeve të 11 Majit
3,713,761 votues në listat brenda vendit
245 935 votues nga diaspora
114,642 votues për herë të parë
1,081 zgjedhësve ju ndalohet të votojnë
11 parti dhe koalicione në fletë votimi
2046 kandidatë në garë për deputetë
186 kandidatë nga secili subjekt zgjedhor









