Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj së bashku me bashkëshorten e tij, ushtruan të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Gjatë procesit të votimit, Shehaj theksoi rëndësinë e këtij akti për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.
“Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen,” u shpreh Shehaj pas votimit.
Kujtojmë se më herët, të drejtën e votës e ushtruan edhe figura të tjera të politikës, si kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, dhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja.