-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Demokratët rrethojnë Braçen, tre të shoqëruar, Këlliçi: Brenda po bliheshin vota

Kryesoret

Tre persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me incidentin dhe konfliktin në zyrën në zonën e ish-Bllok, ku deputeti socialist, Erion Braçe pretendon se është zyra e tij. Demokrati Belind Këlliçi është shprehur se po shiteshin vota në këmbim të parave.

“Deputeti Braçe thotë këtu është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral, ata që ikën me vrap, persona që kanë ikur me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit a se di kush ishte dhe disa të rinj të tjetër, me çanta në krahë dhe kapuç kanë ikur me vrap.

Janë konstatuar nga aktivistë të PD, është zyrë elektorale e padeklaruar, e paloguar dhe është zyrë e PS. Kemi marrë një denoncim që në këtë ambient po kryhej krim zgjedhor duke blerë vota në këmbim të parave, duke intimiduar dhe shantazhuar votuesit në proces.

Kemi ardhur për të bërë konstatimin në terren, dera ka qenë e hapur. Ishin rreth 7 persona që punon me laptop, hartë në mur dhe lista.

Menjëherë i kanë bërë thirrje të dalin të deklarojnë çfarë po bëjnë, por kanë mbyllur derën. Braçe thotë që nuk i njoh këto persona, ti gjejë policia e shtetit

në atë moment, kanë hequr hartat nga muri, kanë marrë gjërat që kanë pasur dhe ia kanë futur vrapit, janë filmuar nga mediat” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit