Deputeti i parlamentit italian, Mauro de Barba dhe vëzhgues i huaj në zgjedhjet parlamentare, në një prononcim për mediat ka thënë se procesi ishte i qetë dhe pozitiv.
Deputeti italian ka thënë se është herët për të dhënë një opinion përfundimtar për procesin pasi do të vlerësohet kur të përfundojë.
“Me sa kemi parë deri tani, procesi është i qetë dhe pozitiv. Është ende herët që të japim një opinion përfundimtar për procesin pasi do të vlerësohet kur të përfundojë”, ka thënë deputeti i parlamentit italian.