-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Fotografuan votën e tyre, arrestohen dy persona në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi kanë fotografuar votën në kundërshtim me ligjin. 57-vjeçari Hasan Doka dhe 28-vjeçari Redion Lelo për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit, informojmë se:

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit