-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incident në Vorë, KQZ heq akreditimin e vëzhguesve vendorë në KZAZ

Kryesoret

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë një vendim të menjëhershëm për të revokuar akreditimin e të gjithë vëzhguesve vendas në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 27, në Bashkinë Vorë. Ky reagim erdhi pas një përplasjeje verbale që përfshiu Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, dhe disa qytetarë gjatë ditës së votimeve.

Në një moment tensioni pranë një qendre votimi, Noka akuzoi praninë e individëve me precedentë penalë, të cilët, sipas tij, mbuloheshin me bexha të KQZ-së për të pasur akses në proces. Ai veçoi një person të cilin e identifikoi si “shofer i Xhabaftëve”, i dënuar më parë për trafik narkotikësh.

Vendimi i KQZ-së përjashton nga masa e revokimit vëzhguesit ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e mediave, të cilët do të vazhdojnë ndjekjen e procesit në këtë zonë.

Gjatë paradites, Noka akuzoi publikisht Partinë Socialiste për tentativa blerjeje vote, duke pretenduar se qytetarë janë shpërblyer financiarisht për të votuar në favor të saj. Në reagim, disa qytetarë të pranishëm mohuan pretendimet e tij dhe e akuzuan Nokën për manipulim dhe presion ndaj zgjedhësve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit