Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar në lidhje me pjesëmarrjen në votime të qytetarëve deri në orën 19:00.
Celibashi ka thënë se deri në orën 19:00 kanë marrë pjesë 41.6% të qytetarëve. Ndërsa pjesëmarrja më e lartë është në qarkun e Dibrës me 50% të personave me të drejtë vote.
Më pas vjen Kukësi me 47.96% e qytetarëve, dhe Tirana me 46.82%. Ndërsa qarku me pjesëmarrje më të ulët është Vlora me 30.24%.