-sidi education-spot_img
20.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luan Baçi: Mungesë fletësh votimi dhe presion ndaj votuesve në Fier

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka denoncuar disa probleme të rëndësishme gjatë procesit zgjedhor në Fier pas votimit të tij në zgjedhjet parlamentare të sotme. Ai ka ngritur shqetësime për një mangësi të konsiderueshme në një kuti votimi, ku ka munguar një numër fletësh votimi, si dhe për veprime të paligjshme të vëzhguesve të Partisë Socialiste, të cilët, sipas tij, po ushtrojnë presion mbi qytetarët për të ndikuar në procesin zgjedhor.

“Është një mangësi serioze dhe një tregues i dobët për integritetin e procesit,” deklaroi Baçi për mediat, duke theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar shpërndarjen e fletëve nga qendra të tjera për të plotësuar mangësinë.

Ai gjithashtu akuzoi vëzhguesit e Partisë Socialiste për ushtrim presioni dhe intimidim ndaj votuesve, duke thënë se në disa qendra janë mbajtur shënime të votuesve dhe janë bërë telefonata nga brenda ambienteve të votimit për të ndikuar mbi zgjedhjen e qytetarëve. “Kjo veprimtari është ndërprerë në disa raste, por në disa qendra të tjera ende vazhdon.” shtoi Baçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit