Procesi i votimit është mbyllur edhe në Lushnje dhe në Divjakë. Sipas të dhënave pjesëmarrja në votime në Lushnje është rreth 44% dhe në Divjakë rreth 42%.
Ndërkohë po priten që kutitë e votimit të dorëzohen pranë KZAZ përkatëse, 55 dhe 56 për Lushnjën dhe 7 për Divjakën. Ndërkohë në orët e vona të natës parashikohen që të nisë procesi i numërimit të votave.