-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për çfarë shërben zyra e sherrit? Braçe: Do ta merrni vesh pas 60 ditësh

Kryesoret

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për herë të parë për mediat duke sqaruar versionin e tij për incidentin në një zyrë në ish-Bllok, që demokratët akuzojnë se brenda po ndaheshin lekë për vota.

“Ishte vetë aty brenda Këlliçi kur u këqyr vendngjarja. Është këqyrur cep më cep. Belindi pretendonte se kishte lekë këtu brenda. Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ. Ju nuk jeni interesuar për 6 milionë euro dhe jeni interesuar për një zyrë pune pas 60 ditësh në KQZ.

Prisni rezultatin tani që ta marrë vesh Belindi me gjithë Belindën. Janë të gjithë shokët e mi. E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet elektoral” tha ai.

‘Me kapuç në kokë’- PD publikon videon: Patronazhistët ikin me vrap

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit