Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë po votojnë për përbërjen e re të Parlamentit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në proces.
Sipas përditësimit të orës 14:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 29.53%. Të dhënat janë raportuar nga 2266 prej 5225 qendrave të votimit, ku kanë votuar 449,792 qytetarë nga 1,523,080 të regjistruar në këto qendra.
Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, pjesëmarrja në të njëjtën orë ka qenë më e lartë, me 35.62%. Kjo tregon një rënie të dukshme të angazhimit të votuesve në këto zgjedhje, të paktën deri në këtë orë.