Sot më 11 maj Shqipëria zhvillon zgjedhjet për Parlamentin e ri, ku janë të regjistruar mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Në orën 15:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar një pjesëmarrje prej 32.97%, bazuar në të dhënat nga 2282 nga 5225 qendrat e votimit në nivel kombëtar.
Derikëtu, kanë votuar 508,991 qytetarë nga 1,543,584 zgjedhës, në qendrat e votimit që kanë paraqitur rezultatet. Për krahasim, gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, deri në orën 15:00, pjesëmarrja ishte 38.6%.
/5pyetjet.al