-sidi education-spot_img
14.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pjesëmarrje e ulët dhe gara e nxehtë për Kuvendin

Kryesoret

Zgjedhjet në Shqipëri filluan në orën 07:00 dhe përfunduan në 19:00. Pjesëmarrja ka rënë krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Deri në orën 16:00, vetëm 36.27% e qytetarëve kishin votuar, që tregon një ulje prej 5% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Numri i përgjithshëm i votuesve është 3.71 milionë, përfshirë për herë të parë diasporën.

Në këto zgjedhje garojnë 11 subjekte politike dhe 2046 kandidatë për 140 vende në Kuvend. Partitë kryesore, si Partia Socialiste e Edi Ramës dhe Partia Demokratike e Sali Berishës, vazhdojnë të bëjnë thirrje për pjesëmarrje. Po ashtu, ka edhe rritje të partive të reja që kërkojnë ndryshime në politikën e vendit.

Zgjedhjet janë nën vëzhgim të rreptë nga 50,000 vëzhgues, përfshirë ndërkombëtarë. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e integritetit në këtë proces. Deri tani, procesi ka shkuar pa incidente të mëdha, megjithatë ka pasur arrestime për fotografimin e votave. KQZ ka paralajmëruar se shkelësit do të ndëshkohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit