-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS denoncon: Baçi dhe Çela vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor

Kryesoret

Partia Socialiste ka denoncuar praninë e kandidatëve të Partisë Demokratike pranë qendrave të votimit. Sipas tyre kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Luan Baçi dhe Gentian Çela kanë thyer Kodin Zgjedhor duke hyrë brenda qendrave të votimit.

“Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor duke hyrë në qendrat e votimit

Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun Fier në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë ditës së sotme kanë thyer Kodin Zgjedhor, duke hyrë brenda qendrave të votimit. Luan Baçi dhe Gentian Çela janë regjistruar në orët e pasditeve pranë qendrave të votimit.

Kandidati Baçi ndodhet shumë pranë qendrave të votimit numër 2994 dhe 2994/1 në qytetin e Fierit. ndërkohë, kandidati Çela ka qenë në Çiflik në qendrën e votimit numër 2918″, thuhet në njoftimin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit