Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 19:00 kanë mbërritur 191 912 zarfe me fletëvotimi nga diaspora.
Nga gjithsej 245 935 zarfe të dërguara janë tërhequr nga zgjedhësit 227 097 fletë votimi. Ndërsa 18 326 zarfe nuk janë marrë nga qytetarët që ishin regjistruar në Platformën Elektronike të Votimit.
Italia mban vendin e parë për numrin më të lartë të fletëvotimeve të kthyera me 72.800 zarfe, më pas vjen Greqia me 52.942 dhe Gjermania me 20.318.
Ndërsa sipas qarqeve, Tirana kryeson me 41.748 zarfe, ndjekur nga Fieri me 25.949 dhe Durrësi me 19.699.









