Në konferencën për shtyp, përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka vlerësuar rolin e SPAK në hetimin e krimeve zgjedhore në Shqipëri. Ai tha se përveç ndjekjes penale është vërejtur edhe një efekt frenues ndaj këtyre krimeve.
Gjithashtu theksoi se vota e diasporës është një arritje për demokracinë shqiptare.
“SPAK ka luajtur rol pozitiv në hetimin e krimeve zgjedhore. Por, u pa se pati gjithashtu edhe një efekt të mundshëm frenimi të krimeve zgjedhore. Jemi të gatshëm që të punojmë ngushtë me parlamentin dhe forcave që do të zgjidhen për interesin më të mirë të popullit shqiptar. Vota e diasporës është një arritje për demokracinë shqiptare.”, tha përfaqësuesi i OSBE.