-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati i PD-së: Berisha e pranoi humbjen

Kryesoret

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Kreshnik Çollaku deklaroi se qëndrimi i Berishës për të vijuar numërimin është, në lloj mënyre, pranim i rezultatit.
“Këto janë reagime normale, e udhës është që të pritet, të mbështetet procesi i çdo vote.

Ky ka qenë apeli i zotit Berisha. E vetmja pikëpyetje që unë kisha, dhe të jem fare i sinqertë, është nëse do të pranohej apo jo procesi, sepse gjatë ditës së votimit dhe para ditëve të votimit dukej se kishte situata jashtëzakonisht të nxehta me denoncime, struktura të blerjes së votave dhe krime elektorale në të gjithë vendin.

Edhe ditën e zgjedhjeve, ngjarjet te Njësia 5, edhe të gjitha me radhë. Unë mendoj që me këtë përgjigje, me këtë qetësi, praktikisht drejtuesit e PD-së e kanë pranuar procesin. Kur pranon procesin, është një farë pranimi” tha ai tek Report Tv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit