-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Michael Gahler: Mbeten të pazbatuara rekomandimet e OSBE/ODIHR për financimin e fushatës

Kryesoret

Kreu i delegacionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga PE, Michael Gahler në konfrencën për mediat ka thënë se disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR mbeten të pazbatuara. Gahler ka deklaruar se i pazbatuar ka mbetur ajo e financimit të fushatës zgjedhore.

Ai ka thënë se disa bashkëbisedues kanë ngritur shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërore, të faljes së pensioneve etj. Gjithashtu Gahler ka theksuar se ka ende hapësirë për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor.

“Gara që dëshmuan është një mundësi që vendi të konsolidojë dhe forcojë më tej demokracinë e tij. Delegacioni i PE përbëhet nga 7 anëtarë. Ekipi ynë ishte në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Ne jemi plotësisht dakord me deklarata e mëparshme. Këto zgjedhe kanë qenë konkurruese dhe të administruara mirë, megjithatë fushata ishte e qetë.

Ne vëmë re se disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara, duke përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi fletëve të votimit jashtë qendrës së votimit duhet të adresohet

Ne theksojmë se disa bashkëbisedues ngritën shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërorë, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, apo faljen e gjobave.

Disa nga bashkëbiseduesit tanë kanë raportuar edhe shqetësime lidhur me shitblerjen e votave apo presione, përfshirë presionin ndaj nëpunësve të administratës publike që përbëjnë një segment të konsiderueshëm elektoral.

Ka ende hapësirë për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor.“, tha Gahler.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit