Në Qarkun e Kukësit janë numëruar deri tani 68 kuti votimi nga gjithsej 139, dhe sipas të dhënave të përkohshme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kryeson me 9,494 vota, që përbëjnë 53.3% të totalit.
Pas PD-ASHM, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është në vend të dytë me 5,559 vota, që përfaqësojnë 31.2% të votave.
Në vend të tretë renditet Partia Socialdemokrate (PSD), me 2,388 vota ose 13.4% të përkrahjes.