Numërimi i votave në qarkun e Shkodrës ka përfunduar në 127 nga gjithsej 405 kuti votimi. Deri në këtë fazë të procesit, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore mban avantazhin me 12.066 vota, që përfaqësojnë 40.96% të rezultatit të deritanishëm.
Pas tyre, renditet Partia Socialiste e Shqipërisë me 10.365 vota ose 35.19% të totalit. Ndërkohë, Partia Socialdemokrate ka marrë një mbështetje të konsiderueshme me 5.572 vota (18.92%).
Subjektet e tjera politike janë ndjekur nga vota më të pakta. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka grumbulluar 419 vota (1.42%), ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Lëvizja Atdheu kanë marrë respektivisht 139 (0.47%) dhe 25 vota (0.08%).
Ndër më pak të votuarat janë Aleanca Kombëtare Shqiptare me vetëm një votë dhe Partia Aleanca Demokracia e Re, e cila ka marrë 9 vota.