Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Vorës ka përfunduar për të gjithë 44 kutitë, dhe rezultati i paracaktuar nga numërimi elektronik tregon një fitore të thellë për Partinë Socialiste.
PS ka siguruar më shumë se 8,000 vota, që përbëjnë 57.09% të totalit të votave.
Pas PS, renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka marrë 4,803 vota, që përfaqësojnë 33.93% të totalit.
Ndërsa si forcë e tretë në këtë bashki renditet koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 260 vota, që përbëjnë 1.84% të totalit të votave.