Në Qarkun e Shkodrës, pas numërimit të 129 kutive nga gjithsej 405, Koalicioni PD-ASHM është në krye me 41.1% të votave, ose 12,394 vota. Pas tij, Partia Socialiste ka siguruar 10,658 vota, që përbëjnë 35.3%.
Partia Socialdemokrate renditet e treta me 5,625 vota (18.6%), ndërsa partitë e tjera kanë grumbulluar më pak mbështetje. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 440 vota (1.5%), dhe Koalicioni Euroatlantik (KEA) 463 vota (1.5%).