Në qarkun e Korçës vijon procesi i numërimit të votave, ku deri më tani janë përpunuar 164 nga 422 kuti votimi. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është në krye me 22,247 vota, që përbëjnë 55.06% të totalit të deritanishëm.
Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 13,920 vota ose 34.45%.
Forcë e tretë del Nisma Shqipëria Bëhet, me 1,506 vota (3.73%), ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) mban vendin e katërt me 1,049 vota (2.60%).