Karlo Ançeloti do të mbyllë më 26 maj aventurën e tij të dytë me Real Madridin për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.
Trajneri italian ka nënshkruar një kontratë deri në Kupën e Botës 2026, me mundësinë për ta zgjatur deri në 2030.
Ançeloti ka nisur menjëherë të punojë për të forcuar ekipin, duke diskutuar rikthimin e Kasemiros në kombëtare, lojtar që ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer gjatë kohës te Reali.
Trajneri synon të thërrasë sa më shumë liderë të mundshëm, përfshirë edhe mesfushorin e Mançester Junajtid.