Partia Demokratike në qarkun e Elbasanit ka marrë një rezultat katastrofik duke rrezikuar që të fusë në parlament edhe kandidatët e listës së sigurtë. Një nga disfatat e papritur ka ardhur nga qyteti i Peqinit.
Në këtë qytet PS ka marrë 71.17% të votave, PD 22.52% dhe më pas pjesën tjetër partitë e vogla. Duket se në humbjen e thellë ka ndikuar edhe fakti që Sali Berisha largoi nga lista deputetin Dashnor Sula.