-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta brenda llojit/ Celibashi: S’do lejoj ‘trafikimin’ e votave për listën e hapur

Kryesoret

Pasi pritjes i erdhi fundi dhe kryeministri i ri për 4 vitet e ardhshme u zbulua, tashmë ka nisur lufta brenda llojit për kandidatët për deputetë. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi siguron kandidatët se nuk do të lejojë trafikimin e votës.

“Komunikim për kandidatët për deputet në ‘Listën e Hapur’. Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar ‘trafikimin’ e votave për kandidatët e ‘listës së hapur’ të çdo subjekti. KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në ‘listën e hapur’ do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor” shkruan Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit