Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në qarkun e Beratit, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me një rezultat të qartë. Me 38,860 vota, që përfaqësojnë 58.1% të totalit, PS ka siguruar 5 mandate deputetësh në këtë qark.
Ndërkohë, koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti, duke grumbulluar 19,884 vota ose 29.8%, që i japin 2 mandate. Subjektet e tjera opozitare nuk kanë arritur të fitojnë përfaqësim në Kuvend.
Partia e tretë më e votuar ishte Nisma Shqipëria Bëhet, me 4,831 vota, ndjekur nga partia Mundësia me 1,449 vota. Votat për partitë e tjera të vogla kanë qenë të pakta dhe pa ndikim në shpërndarjen e mandateve.