Partia Demokratike ka pësuar një humbje të thellë në qarkun e Dibrës. Në këtë qark, Partia Demokratike do të dërgojë në Parlament dy deputetët e listës së mbyllur Xhelal Mziu dhe Denisa Vata. Ndërsa ata që mbeten jashtë janë Xhemal Gjunkshi dhe Përparim Spahiu.
Nga ana tjetër Partia Socialiste, përveç Blendi Klosit dhe Alma Selamit, deri tani nga lista e hapur do të çojë në Parlament dhe ish-kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.
PD 2 mandate nga lista e mbyllur
Xhelal Mziu
Denisa Vata
PS 3 mandate
Blendi Klosi (lista e mbyllur)
Alma Selami (lista e mbyllur)
Agron Malaj 12130 vota









