Vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Tiranë dhe të gjithë vendin. PS në Tiranë ka siguruar deri tani 19 mandate. Kjo do të thotë se nga lista e hapur futen 7 deputetë të cilët janë; Blendi Gonxhja, Ervin Hoxha, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj dhe Antonela Dedej.
Gara është ende e hapur, pasi janë edhe shumë kuti për t’u numëruar, por deri tani kanë mbetur jashtë Olta Xhaçka (lexo ketu), që shpëtoi sot nga drejtësia por po humbet mandatin, Etilda Gjonaj, Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Majko, Kodheli, Gogu, Arben Pëllumbi, etj.