Partia Demokratike ka marrë 13 mandate në qarkun e Tiranës, ku 12 janë në lista të sigurta dhe nga votat preferenciale do të hyjë në Parlament vetëm një deputet.
Në garë me njëri-tjetrin është Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti.
Deri tani Jorida Tabaku kryeson dhe ka marrë 8778 vota. Ndërsa më pas vjen Ilir Alimehmeti me 8380 vota.
Ndërkohë ende nuk ka mbaruar procesi i numërimit dhe pritet se kush do të fitojë nga ata të dy.